Syla: A ka ma palidhje se në ditë të bukur me i këqyrë Pecin e Muratin tu rrejtë në TV

As dështimi i radhës i VV-së për t’i bërë votat për kryetar të Kuvendit nuk kaloi pa deklarata patetike të eksponentëve të kësaj partie, duke përfshirë Faton Pecin dhe Hekuran Muratin. Sipas gazetarit Valon Syla, është e vështirë të shikohen këta teksa rrejnë.

Syla tingëlloi mjaft i pakënaqur që në një ditë të mirë vere, publiku po detyrohet t’i shohë Pecin e Muratin me deklarata patetike në Kuvend.

“A ka ma palidhje se një ditë të bukur vere të muajit gusht, me kqyr Faton Pecin e Hekuran Muratin në TV tu rrejt”, shkroi Syla në Facebook.

 

“Në vend se me kon në deti dikun, po na bjen me u marrë me punë me pjesën ma të gërrditëshme të kosovarëve, që vjedhin e rrejnë e tani dalin kallxojnë qysh gjysma e popullit koka me serpsken e jo me ata”, tha më tej Syla.

Pas dështimeve të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvalla-Schwarz, VV-ja filloi menjëherë ta bombardojë publikun me deklarata të njëjta se partitë e tjera janë bërë me Listën Serbe kundër VV-së./gazetametro.net

Lexo edhe:  Kurti iu çon bakllavë policëve të Kosovës në Veri, shoqërohet nga Sveçla