Vëllai i Armend Mujës i afërt me kryetarin Bedri Hamza: Vlerëson punën në Komunën e Mitrovicës

Ish-asambleisti komunal Gazmend Muja, njihet si përkrahës edhe i figurave kryesore të PDK-së.

Ndonëse vëllai i tij, Armend Muja, është deputet i VV-së dhe kryetar i degës në Mitrovicë, ai duket se nuk ka ndryshuar qëndrim, shkruan Jepi zë.

Gazi njihet edhe si kritikues i madh i ish-pushtetit të Agim Bahtirit dhe disa njerëzve rreth tij, për të cilët ai ka shkruar shumëherë.

Me ardhjen e Bedri Hamzës në krye të Komunës së Mitrovicës, Muja ka vlerësuar pozitivisht përfomancën e deritanishme të qeverisjes lokale.

Madje, Muja sot ka takuar kryetarin aktual të Mitrovicës, për të cilin thotë se po e drejton komunën në rrugë të mbarë pas një katrahure që ka qenë në të kaluarën me borxhe të mëdha./Jepi zë

Lexo edhe:  Dritan Rexhepi, historia e narkotrafikantit që krijoi kartelin shqiptar në Ekuador