Sveçla: Kemi bërë kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e Dejan Pantiq në qendrën e paraburgimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se kërkesa e serbëve për lirimin e  ish-policit serb Dejan Pantiq është e papranueshme.

Sveçla në një konferencë për media tregoi se gjendja shëndetësore e Pantiqit është e mirë dhe ka trajtimin e duhur.

Ai shtoi se Pantiq do të duhej të ishte në qendrën e paraburgimit e jo të mbahej në stacion policor, e për këtë thotë se kanë dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e Pantiq në qendrën adekuate për mbajtje të paraburgimit.

“Kërkesa për lirimin e Pantiqit është e papranueshme. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka trajtimin e duhur. Ai do të duhej të ishte në qendrën përkatëse për mbajtje e jo në stacionin policor. Lidhur me këtë kemi dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e tij në qendrën adekuatë për mbajtje të paraburgimit”.

Lexo edhe:  Ende pa u ndërtuar mirë, era ia qet në tokë fasadën kësaj banese në Kosovë