Suspendohet zyrtari policor që u pa në tubim elektoral në Skënderaj

 


Zyrtari policor, Idriz Gashi që u pa në njërën nga tubimet e organizuara nga kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku është suspenduar nga Inspektoriati Policor i Kosovës. E ish kryeshefi i këtij institucioni ka thënë që në asnjë rrethanë policët nuk do duhej të jenë pjesë e organizimeve të tilla.

Po e mbante të lidhur me pranga derisa po dilte nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Zyrtari policor, Idriz Gashi ishte ndër hetuesit e angazhuar në rastin e hetimeve për rezervat shtetërore dhe në rastin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Gashit që punon si rreshter në Njësinë e Veçantë të Hetimeve në Polici, i doli një fotografi nga një tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj.

Sipas fotografive të shpërndara nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu por edhe udhëheqës në Lëvizjen Vetëvendosje, ai shihet prezent në tubimin e organizuar nga kandidati, Mërgim Lushtaku.

Si pasojë e këtyre veprimeve, ai u suspendua nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju njofton se sipas detyrës zyrtare pas publikimit të lajmeve në medie ka filluar grumbullimin dhe analizimin e informacioneve për këtë rast. Zyrtari policor është suspenduar nga Policia dhe IPK është njoftuar për këtë suspendim përderisa veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore”.

Mediumi ka kërkuar një përgjigje edhe nga Mërgim Lushtaku, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

E ish-kryeshefi i IPK-së, Valdet Hoxha vlerëson se në asnjë rrethanë nuk do duhej që zyrtarët policorë të jenë pjesë e organizimeve të tilla.

“Prania e tyre do ta dëmtone reputacionin personal të tyre, reputacionin dhe mirëbesimin e institucionit të cilin e përfaqësojnë dhe pavarësisht rezultateve që mund t’i kenë që nuk po dyshoj që mund të jetë i drejtë i saktë dhe transparent por që do të krijojë perceptimin për nj qasje politike ndaj x-zyrtarit që po hetohet. Prandaj ëvërtetë të paktën në aspektin etik është e papranueshme”, ka deklaruar Hoxha për Tëvë1.

Lexo edhe:  U godit me veturë burri Shkurte Fejzës, Kajtazi: Është planifikur, ka motiv urrejtjen

Por Ligji mbi Policinë tregon se në cilat raste është e ndaluar pjesëmarrja e pjesëtarëve të Policisë nëpër fushata elektorale.

“Pozitat dhe aktivitetet që formojnë konflikt të interesave përfshijnë por nuk kufizohen me: pjesëmarrja në fushata elektorale për zgjedhje në detyrë publike; pjesëmarrja aktive në cilëndo parti politike, ndjekja e udhëzimeve nga cilado parti politike në kryerjen e detyrave policore; paraqitja me uniformë policore në çfarëdo tubimi politik, përveç kur është në detyrë zyrtare policore (anëtarësimi i thjeshtë në një parti politike nuk është konflikt i interesave”, tha ai.

Këto arrestime u patën kundërshtuar nga partia në pushtet, e cila deklaronte vazhdimisht se të njëjtat po bëhen me motive politike nga partitë opozitare të cilat ishin më herët në pushtet.