Sulmon gruan për shkaqe xhelozie, arrestohet burri nga Obiliqi
Policia ka njoftuar se është arrestuar një burrë nga Obiliqi pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00.
Raporti i plotë:
“Obiliq 19.07.2023 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.