Sulmoi fizikisht prindin e tij, arrestohet pastaj lirohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Fushë-Kosovë, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht prindin e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, përcjell teve1.info

Teksa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë trafiku në Prizren, lëndohet një shofer