Ngacmohet seksualisht një grua në Pejë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua la raportuar se është ngacmuar seksualisht nja një burrë në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 11 maj.

“Pejë 11.05.2023-09:00. Me datë 15.05.2023 viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  "Mirupafshim vendi im", një nga ushtarët më të mirë e lë ushtrinë, merr rrugën e mërgimit