Sulmohet nga persona të maskuara dhe me shkopa bejsbolli treneri dhe analisti i futbollit Faruk Statovci


Analisti dhe trajneri i futbollit, Faruk Statovci ka konfirmuar për Insajderin se është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar para banesës së tij në Prishtinë.

Statovci i tha Insajderit se të sulmuesit ishin të maskuar e në duar mbanin shkop bejsbolli. Gjendja e tij është e mirë.

“Po, është e vërtetë që jam sulmuar, rasti ka ndodhur pas orës 00:00, pas emisionit pasi e kemi pirë ka një kafe me ata kolegët që kemi qenë në emision diku ka hora :30 kam ardhë tek banesa. Pasi e kam parku veturën në parking, parkingu nuk edhe aq ndriçim persona të maskuara me shkopa të bejsbollit më kanë sulmuar”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Lexo edhe:  Hoxhë Fatmir Latifaj tregon historinë emocionale: Daut Haradinaj pagoi Haxhin për të moshuarin