Brenda pak sekondave zhduket një ndërtesë në Turqi

Pasojat e tërmetit që e goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën janë të mëdha. Numri i viktimave ka shkuar në më shumë se 500 në të dyja vendet.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay.

Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërtesë në Turqi e shkatërruar nga tërmeti
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521.

Ky është nomenti kur një ndërtesë shenbet tërsisht:

VIDEO

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë në rrugë.

Më shumë se 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke, tha zëvendëspresidenti turk

Lexo edhe:  Zbulohet motivi për vrasjen e të riut nga shoku në Malishevë