Sulmohet me shok-bomba stacioni i Policisë në Mitrovicë Veriore

Dy shok-bomba janë hedhur mbrëmë në orët e vona të së premtes në Mitrovicën e Veriut.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për “Mitropol” se një nga këto shok-bomba është hedhur pranë Shkollës Teknike dhe tjetra tek Stacioni Policor në Mitrovicë Veriore.

Shpërthimet njoftohet të kenë qenë shok bomba të hedhura nga grupe kriminale.

Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani ka thënë për ‘Mitropol’ se një prej shok bombave është hedhur në afërsi të shkollës teknike në veri dhe tjetra pranë stacionit policor.

Siç njoftoi Elshani, nga këto shpërthime nuk ka të lënduar e as dëme si dhe Policia e Kosovës ka qenë duke patrulluar gjatë tërë natës për ruajtje të sigurisë.

Lexo edhe:  Një restorant sjell 100 punëtorë nga Bangladeshi në Obiliq