Sulmohet gjyqtarja e Gjykatës në Mitrovicë, i dyshuari është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë është sulmuar fizikisht nga një person mëngjesin e së martës në Leposaviq.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur para Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe se i dyshuari është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Sipas burimeve, i dyshuari ishte në rroba civile momentin kur i ka dalë përpara gjyqtares dhe për motive ende të panjohura e ka sulmuar fizikisht duke e shtyrë atë. Ai po ashtu i është drejtuar asaj me britma e fjalë fyese.

Përballë kësaj situate, gjyqtarja (emër i njohur për redaksinë), ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë ngjarjen.

Për këtë është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka cilësuar rastin si ‘Sulm’.

02 Press do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Vetplagoset një person në Prishtinë, dërgohet me urgjencë në spital