Sulmohet fizikisht zyrtari policor

Një sulm fizik ndaj një zyrtari policor ka ndodhur dje në qytetin e Drenasit.

Dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur një zyrtar policor.

Të dy këta janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & KANOSJE/ Rr. Xhevë & Fehmi Lladrovci, Gllogoc / 07.08.2024-23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur një zyrtar policor. Të lënduar nuk ka, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Policia sekuestron armë në Orllan dhe Batllavë – një nga të dyshuarit kishte shtënë në aheng familjar