“Golf VII” fundoset në ujë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një veturë është fundosur në kanalin e mbushur nga uji në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, transmeton IndeksOnline.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku vetura “Golf VII” shihet se ka mbetur në ujë dhe se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes është paraqitur policia e cila po merret me rastin./IndeksOnline/

Lexo edhe:  U rrokullis me traktor në bjeshkë, vdes i riu nga Juniku