Sulmi terrorist në veri: Shkon në tetë numri i të arrestuarve

Deri më tani janë arrestuar tetë persona, për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Në njoftimin e fundit të Policisë thuhet se në Manastirin e Banjskës është gjetur edhe një helmetë e Policisë së Kosovës e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri Bunjaku.

Po ashtu, aty janë gjetur edhe dy armë të gjata AK 47.

Mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë të rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe armatimi e që kryesisht përbëjnë:

• një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),

• tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),

• dy armë të gjata (mitraloza),

• një snajper (black spear 12.7mm),

• një minahedhës (82 mm),

• njëzet e dy armë të gjata (AK 47),

• një automatik (RPZ),

• dy pushkë gjuetie,

• dy armë të shkurta (revole),

• një granatë dore,

• shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,

• nëntë jelekë antiplumb,

• një radiolidhje,

• tetë çanta ushtarake,

• gjashtë uniforma ushtarake.

Lexo edhe:  Rashiq: Më vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë