Sulm ndaj personit zyrtar në Pejë, arrestohet një i dyshuar
Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar.
Një person është arrestuar të mërkurën e 25 tetorit, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Pejë dhe i njëjti në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.