Sulm i rëndë fizik, dy meshkuj mbyllin dy vajza në banesë pa dëshirën e tyre

Dy vajza kanë qenë viktima të dhunës nga dy meshkuj, dhe të njëjtat kanë pësuar dhunë nga ta.

Ngjarja ka ndodhur në Drenas, ku dy viktimat, derisa ishin nën shoqërinë e dy djemve, u mbyllën pa dëshirën e tyre në banesë dhe u rrahën fizikisht.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se më pas ato i kanë dërguar në një tjetër shtëpi dhe i kanë sulmuar sërish.

Njoftimi i plotë:

Gllogoc, 09.12.2022-20:00. Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë , dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht. Të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor.

Lexo edhe:  Dardan Krivaqa shfaqet me tatuazh kundër Policisë në ditën që u dënua me burgim të përjetshëm