Gruaja 43-vjeçare ushtron dhunë fizike dhe psiqike ndaj kunatit, ai e denoncon në Polici

Telashet në familjet kosovare shpesh herë eskalojnë deri në atë pikë sa që nevojitet ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur problemet. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Viti, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në rast janë përfshirë një grua dhe një burrë nga fshati Smire, ku dyshohet se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të saj.

I lodhur nga ofendimet e fyerjet që ia bën kunata, 54-vjeçari është detyruar që rastin ta denoncojë në Polici, ku ka deklaruar se dyshuara vazhdimisht e dhunon psiqikisht dhe sipas tij, ajo bën sjellje jo normale.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion të dyshuarën e cila është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Detaje: Vdekja misterioze e mërgimtarit, u gjet i vdekur pranë një veture