S’ua dha paratë punëtorëve që punuan në banesën e tij, tre persona e bëjnë llom 38-vjeçarin në Prishtinë

Vonesa në ekzekutimin e pagesës për punëtorët që u kontraktuan të kryejnë punë ndërtimore në banesën e tij, i kushtoi shtrenjte 38-vjeçarit në Prishtinë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak te një borxhi që viktima kishte ndaj tre të dyshuarve, ku fillimisht ishin fjalosur mes vete e më pas situata ka eskaluar në sulm fizik.

Tre të dyshuarit i shkaktuan lëndime serioze viktimës, i cili kërkoi ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë ai rastin e denoncoi edhe në Polici.

Me të marrë informatën, njësitet policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarit të cilët u shoqëruan në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Lexo edhe:  Pejani e rrah nënën e tij, përfundon në polici