Rritje e çmimeve në produktet ushqimore, një komplet vezë gati në 5 euro

Rritja e çmimit të produkteve ushqimore vazhdimisht po shqetëson qytetarët të cilët edhe po ankohen. Së fundi në Ferizaj, një qytetarë është ankuar për rritjen e çmimit të vezëve i cili ka arritur vlerën gati në 5 euro.

Sinjali ka siguruar foto ku shihet se 30 copë të vezëve kanë çmimin 4,59 euro.

Sipas informatave nga sinjalizuesi, bëhet e ditur se kjo rritje e çmimit ka ndodhur në një dyqan të Ferizajt.

Kujtojmë se rritja e çmimeve në vendin tonë, nuk ka arritur vetëm në produktet ushqimore, por edhe në fusha tjera të ekonomisë.

Lexo edhe:  Policia në aksion të madh, shkon në shtëpinë dhe lokalet e “Llepotës”