Stuhia që ka përfshirë rajonin pritet ta godasë edhe Kosovën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për sot parashihet mot me diell por me rënie të lehta të vlerave të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius

Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.

IHK bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Lexo edhe:  26 vjeçari ia vë flakën lokalit të natës në Shupkovc të Mitrovicës