Shkoi në Gjermani për punë dhe nuk u lajmërua më, vëllai e raporton në Polici zhdukjen e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një qytetar nga Lubizhda e Prizrenit e ka raportuar vëllanë e tij si person të zhdukur.

Pala ankuese ka thënë se me vëllanë e tij nuk ka kontakt që nga 10 korriku i këtij viti, në datën kur viktima ka shkuar për punë të përkohshme në Gjermani.

Sipas raportit 24-orësh pala ka raportuar në Polici se shokët e viktimës kanë njoftuar autoritetet Gjermane për rastin.

Tutje PK ka thënë se ende nuk ka ndonjë informatë për viktimën.

Lexo edhe:  Burrat nga fshati i Prizrenit rrahen mes vete bëhen llom, lypin ndihmë në spital