Stadiumi në Obiliq, veturat parkohen dhe e dëmtojnë barin
Gjendja e stadiumeve në Kosovë vazhdon të jetë në nivelet të pakënaqshme. Qytetarët e pandërgjegjshëm shpeshherë bëhen subjekt i dëmeve me veprime të ulta.
Stadiumi në Obiliq është dëmtuar shumë nga disa persona të pandërgjegjshëm.
Në fotot e siguruara nga redaksia shihet se si stadiumi bëhet si parking i veturave dhe për pasojë bari i tij dëmtohet në masë të madhe nga të reshurat që kanë përfshirë vendin në ditët e fundit.