“Specialët” po kryejnë edhe sot bastisje për armë në veri

Veprimet e policisë së Kosovës, përkatësisht bastisjet në lidhje me rastin Banjska, kanë vazhduar edhe sot.

Policia e Kosovës është duke i zhvilluar disa bastisje mëngjesin e sotëm në disa lokacione në veri, përcjell Jepi zë.

Sipas Kossev Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, nuk ka mundur të tregojë saktësësisht se ku po zhvillohen të gjitha këto bastisje.

Siç është verifikuar në vend, njëra prej tyre aktualisht po kryhet në një objekt në rrugën Kolashinska, në afërsi të ”Tre Soliterëve”, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Dy pjesëtarë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar para këtij objekti, gjegjësisht hyrjes në të.

Në anën tjetër të kësaj godine ka xhipa policie dhe më shumë punonjës policie.

Në të njëjtën kohë, bastisja është duke u bërë në njërën prej objekteve të Kombeve të Bashkuara, po ashtu në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe në vendbanimin Brđani.

Elshani konfirmon se për momentin nuk ka të arrestuar.

Lexo edhe:  Ikballe Huduti: Nuk është tradhti nëse burri shkon me një grua tjetër - Ja çfarë është tradhtia sipas saj!