Këta janë dy burrat që vdiqën tragjikisht në Novobërdë pasi u rrokullisën me traktor

Gazeta Sinjali raportoi dje për një rast të rëndë që ka ndodhur të dielën në Novobërdë, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën. Policia ka njoftuar se vdekja e tyre ishte aksidentale dhe tashmë trupat e pajetë iu janë dorëzuar familjeve.

Sinjali mëson se dy personat që humbën jetën tragjikisht janë Ivan Menkovic (41-vjeçar) dhe Goran Maldenovic (45-vjeçar).

Dy viktimat janë rrokullisur derisa kanë qenë duke punuar me traktor, ku për pasojë njëri prej tyre ka vdekur në vendin e ngjarjes, teksa tjetri është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se vdekja e tyre është cilësuar si aksidentale.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident  dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë  në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor.”, ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  Rajana Podvorica e para në Kosovë për Gjuhën Angleze, përfaqëson Kosovën në Romë në garën ndërkombëtare HIPPO 2023