Sot varroset polici që vdiq dje duke punuar në Jarinje

 

Polici Rexhep Sejdiu ka vdekur dje teksa shërbente në pikën kufitare në Jarinje.

Rastin e kanë konfirmuar dje familjarët për “Jepi zë”, duke treguar se varrimi do të bëhet sot në Vushtrri.

Polici Sejdiu ishte duke shërbyer në Jarinje dhe gjatë ndërrimit të natës ka ndërruar jetë. Sipas tij, kolegët e kishin gjetur pa shenja jete disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar.

Lexo edhe:  Kriza e energjisë dhe reduktimet e mëdha – Vjen njoftimi i fundit nga KEK-u