Rrahje masive në Graçanicë, pesë persona të dehur sulmojnë njëri tjetrin

Një përleshje fizike ka ndodhur të dielën rreth orës 03:00 në Graçanicë e në të cilën kanë qenë të përfshirë pesë persona, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, të gjithë meshkujt e përfshirë në rrahje kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ku si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë informuar autoritetet kompetente ku dy prej të dyshuarve të përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Sheshi te Katedralja, nënkryetari i Komunës tregon cili qytet u mor si model