Sot varroset 39 vjeçari që u vra në kafe në Runik të Skënderajt

Dita e djeshme ishte tragjike për familjen Loshi. Djali i tyre, Nexhmedini, u privua nga jeta pas të shtënave me breshëri plumbash në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal nate në fshatin Runik të Skenderajt.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët përmes rrjeteve sociale, teksa janë bërë të ditura edhe detajet e ceremonisë mortore.

Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot në orën 15:00 në varrezat e fshatin Pemishtë, ku do t’i japin lamtumirën e fundit 39-vjeçarit që vdiq tragjikisht.

Ndryshe, i dyshuari për rastin nuk është identifikuar ende nga Policia, pasi që i njëjti ishte i maskuar në momentin që kreu sulmin.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur edhe tre persona tjerë, njëri prej të cilëve për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhej, i është nënshtruar një intervenimi ku i është amputuar pjesa e nëngjurit të këmbës.

Lexo edhe:  ‘Përballen’ Ardian Gjini e Blendi Fevziu, tregojnë se a kanë menduar ndonjëherë t’i mbjellin flokët