Sot rritje e lehtë e temperaturave

Për ditën e enjte fillimisht parashihet mot i butë, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 8C e 10C.
Me shtrirje të vranësirave, nga mesdita paraqiten kushte edhe për reshje të dobëta shiu, derisa në vise të larta malore edhe bore. Temperaturat minimale zbresin në 0C e 1C, nj0fton Prishtina Weather,

Intervale më të gjata me diell po parashihen ditën e premtë, me temperatura maksimale deri në 7C. Me kalimin nga dita e shtunë gjatë mesnate dhe orëve të mëngjesit, shfaqen kushte edhe për të reshura shiu dhe shiu të akullt në pjesë të vendit, apo edhe bore në vise më të larta.

Vranësira kalojnë edhe ditën e diel, pa përjashtuar mundësi për ndonjë reshje të dobët bore, me rënie të temperaturës edhe deri në 3C. Të hënën kryesisht me kthjellime.

Cilësia e ajrit, orëve të mbrëmjes do të jetë më e përkeqësuar me indeks që kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, ndërkohë që gjatë ditës në kushte të qarkullimit më të mirëfilltë ajror, indeksi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Lexo edhe:  Kurti: Banda terroriste ishte profesionale, Serbia ua dha armatimin e ua kreu trajnimet