Hajni që vodhi një trotinet elektrik para disa ditësh në Pejë kapet nga Policia, edhe më parë ka kryer vjedhje

Përveç veturave që shumë herë janë cak i hajnave, kohëve të fundit pas përdorimit të madh të trotinetëve elektrikë, ka pasur vjedhje edhe të këtyre mjeteve. Një rast i tillë kishte ndodhur para disa ditësh në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Denoncimi i këtij rasti ka aktivizuar Policinë dhe si rezultat i dyshuari është identifikuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihej se kishte vjedhur një tronitet.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari është emër i njohur për organet e rendit, pasi edhe në të kaluarën ka kryer vepra të tilla penale.

Pas arresimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin për të cilin dyshohet.

Ndaj të njëjtit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Vjedhje”.

Lexo edhe:  Dy të rinj ndalin një veturë në autostradë me alarm të Policisë, arrestohen pas disa minutash