Sot marshohet në Tiranë pas vrasjes së Liridona Ademajt

Një marshim- protestë do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:30, nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë, pas vrasjes së Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj u vra të mërkurën mbrëma në Sinidoll të Prishtinës, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli. 30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj.

Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të merr edhe 15 mijë euro të tjera.

Për këtë krim është arrestuar edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla. Ai është edhe anëtar i FSK-së.

Lexo edhe:  Përleshen mes vete tre vëllezër , kjo është arsyeja