46-vjeçari në Mitrovicë rrah shoqen e tij, e bën për spital

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre, por edhe nga persona tjerë të afërm. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në Mitrovicën e Veriut, pasi e njëjta është sulmuar fizikisht nga një mik i saj.

Sinjali mëson se 41-vjeçarja ka marrë edhe lëndime trupore dhe si pasojë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 46-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’

Lexo edhe:  Përleshje e kanosje me vrasje në Prishtinë: 52-vjeçari shkon i armatosur në oborrin e fqinjit, ai e sulmon