Sot i jepet lamtumira e fundit 41 vjeçarit që vdiq në vendin e punës

Një punëtor i kompanisë ‘Fidola SHPK’, pasditen e 10 qershorit ishte dërguar me urgjencë në spital, për shkak të lëndimeve trupore që kishte marrë pasi u rrëzua nga një lartësi në objektin ku po punonte. Viktima që atëherë, po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare, por pavarësisht tretmanit mjekësor, ai nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Muhamet Hodolli, i cili ishte duke punuar në ‘Royal Green Residence’ në fshatin Zllatar në momentin kritik.

Ai do to të varroset sot në ora 18:00, në varrezat e fshatit Llapashticë e Epërme, njofton e pikëlluar familja Hodolli.

Lexo edhe:  Kosovari blen barna në një barnatore me 100 euro false, i merr 95 euro kusur origjinal