Sonte i jepet lamtumira e fundit 39-vjeçarit që vdiq pasi u plagos mbrëmë në Bon Vivant
39-vjeçari Kastriot Ramadani që vdiq në orët e para të mëngjesit pas plagëve të marra në “Bon Vivant”, do të varroset sonte.
Djali i axhës së viktimës, ka njoftuar se varrimi do të bëhet në orën 18:00.
“Njoftim. Njoftojmë miqtë e familjarë se pas një fatkeqësie nderroi jetë djali i axhës Kastriot Ramadani. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 05.08.2023 në ora 18:00. E pikëlluar Familja Ramadani”, ka njoftuar ai.