Skandaloze: Ngacmohet seksualisht një fëmijë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur ka raportuar të hënën se më 27 gusht ishte ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur që ka ikur më pas nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka thënë se është duke hetuar rastin

“Mitrovicë Veri: Me datë 04.09.2023 viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se një i dyshuari deri më tani i panjohur e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, raporton Policia e Kosovës.

Lexo edhe:  Një grua shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë, përfundon në QKUK