Skandal në Podujevë, një librari ‘frynë’ çmimet e librave dhe nuk lëshon kupon fiskal
Një librari në Podujevë përveç që ka “fryrë” çmimet për tekstet shkollore, nuk është duke lëshuar as kupon fiskal për blerësit e librave shkollor.
Sipas disa qytetarëve në këtë komunë, në Librarinë “Fusha” në Podujevë, një set i librave për klasën e IV-të është shitur të shtunën me çmimin 75.66 euro, njofton KP.
Përveç rrëmujës nga prindërit nëpër librari të komunës së Podujevës, ata ankohen për çmimet e larta dhe moslëshim të kuponëve fiskal.
Një qytetarë nga Podujeva emër i njohur për redaksinë, që dëshiron të mbetet anonim, thekson sot shteti është në gjumë, e libraritë në Podujevë janë duke e shfrytëzuar momentin për t’i ikur tatimeve për Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSh).
Ai thekson se përkundër që e ka kërkuar kuponin fiskal, në librarinë ‘Fusha’ në Podujevë u thonë atyre të shkojnë javën tjetër për të marrë kuponin fiskal, me arsyetimin se kanë punë shumë (tollovi).
“Pas blerjes së librave për klasën e IV, e kërkova kuponin fiskalë, dhe nuk më lëshuan, me arsyetimin se ka tollovi. Por, me thanë se “nëse të duhet eja të dielën ose javën tjetër, derisa të bie numri i interesimit të madh për blerje të teksteve shkollore”, theksoi ai.
Prindërit që i blejnë tekstet shkollore në librarinë në fjalë në Podujevë, dhe kërkojnë kuponun fiskalë ua lëshojnë një copës letër të bardhë me mbishkrimin: “Vjen për kupon fiskal” dhe vlera e mjeteve të pranuara nga prindërit.
Ai qytetarë i dërguar KosovaPress-it atë letër në vend të kuponit që i ka dhënë kjo librari pasi që bleu librat e klasës së IV-të.
Në atë letër thuhet: “Klasa 4, çmimi 75.66 euro. Vjen për kuponë fiskal. Komplet”.
KosovaPress ka tentuar të kontaktoi me pronarin e librarisë “Fusha”, por që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Sipas qytetarit në fjalë, emër i njohur për redaksinë, as libraritë tjera në Podujevë nuk janë duke lëshuar kuponë fiskalë.
Ditë më parë ishte raportuar se diku në vendin tonë një set i librave për klasën e IV çmimi ka qenë rreth 73 euro me TVSh.
Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar rreth 13 milionë euro për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore nga klasa e 1-9.
Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë ekzekutuar mjetet financiare për të gjithë ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht.