Prindi ankohet në polici se vajzës së tij po ia keqpërdorin fotot dhe incizimet në rrjetet sociale

Një person në Lipjan ka raportuar policinë se vajzës së tij të mitur ia kanë shpërndarë foto dhe incizime.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Lipjan 01.03.2024-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajzës se tij të mitur janë duke ia keqpërdorur fotot dhe incizimet e saj duke ia shpërnda në rrjete sociale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, theksohet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe:  E rëndë: Arrestohet një burrë në Prizren, dhunoi një 13 vjeçare