S’ka punëtorë, kompania nga Mitrovica ka marrë punëtor nga Afrika

Në Mitrovicë po vazhdon ndërtimi i shumë objekteve të larta banesore.

Mirëpo sikur në gjithë vendin edhe në Mitrovicë duket se po mungon fuqia punëtore, shkruan Jepi zë.

Kompania mitrovicase “Medi Premium” ka të punësuar kohë më parë një punëtor nga Afrika, i cili po shihet duke punuar në vendpunishten afër Komunës së Mitrovicës.

Ky punëtor i ardhur nga një vend tjetër shumë shpejtë pritet të mos jetë i vetëmi i ardhur nga shtetet afrikane.

Kujtojmë që kohën e fundit janë shtuar rastet kur kompanitë po marrin punëtor nga vendet e huaja në mungesë të atyre nga Kosova, madje janë hapur edhe agjensione që pritet të sjellin punëtorë nga shtetet afrikane, kryesisht nga Banglladeshi, Nepali e vende tjera.

Ndryshe kompanitë ndërtimore kanë filluar të marrin masa dhe të përgatiten, pasi i frikësohen një ikje masive nga janari, pas liberalizmit të vizave/Jepi zë.

Lexo edhe:  Vidhnin "pomadë" e çelësa në Drenas, arrestohet një 32 dhe një 17 vjeçar