S’ka paga: Sofra e Bajramit për minatorët dhe fëmijët e tyre do të jetë e zbrazuar

Minatorët e Trepçës po nënvlerësohen nga qeveria dhe menaxhmenti i ndërmarrjes.

Minatorët janë kategoria që çdo ditë po përballen me një problem të ri, ndonëse punojnë me qindra metra nën tokë, atyre nuk po ju paguhet mundi i tyre me kohë, shkruan Jepi zë

“Jepi zë” merr vesh se shumica e minatorëve nuk i kanë marrë pagat dhe festën e Bajramit do ta presin pa para ndërsa një pjesë që pagat i kanë pasur në NLB Bank i kanë marrë vetëm 40%.

Një minator ka folur për “Jepi zë” duke treguar se ata janë gjendje të vështirë financiare nga mungesa e marrjes së pagave ndërsa sofra e tyre e Bajramit do të jetë e zbrazur.

Burime të “Jepi zë” brenda ndërmarrjes kanë treguar se ndërmarrja ka vështërsi në sigurimin e mjeteve financiare, pasi po mungon shitja.

Duhet theksuar që minatorët e Trepçës janë përballur shpesh për vonesat me paga dhe mungesë të kushteve të punës por vazhdimisht Qeveria e Kosovës ju ka premtuar investime të cilat nuk po ndodhin./ Jepi zë

Lexo edhe:  Brahimi thotë se personi që e kërcënoi, u pendua: S’e di çka është kjo logjikë, paradite ‘vrajëm’ masdite kërko falje