Arrihet shuma për shërimin e 10 vjeçares  Esmira Pecit

Dje në qytetin e Mitrovicës ka pasur organizime të ndryshme për mbledhjen e mjeteve për sherimin e vogëlueshes 10 vjeçare.

Edhe kafiteria “Friends House” në lagjen Tavnik ka mbledhur mjete nga shitja e kafeve për t’i dhuruar për shërimin e Esmere Pecit, shkruan Jepi zë.

Pronari i kafiterisë Arizon Haziri ka treguar se dje janë mbledhur 443 euro dhe sot 2807 euro, ndërsa në emer të familjes Peci ka njoftuar se është arritur shuma totale publikuar

Postimi i plotë:

Në emër të familjes Peci po konsiderojmë se shuma totale është arritur.

Faleminderit secilit që me zemër keni kontribuar për të na përkrahur në këtë iniciativ qe e kemi obligim ta bëjm për njëri tjetrin . 2807€ (ne aksionin e sotem) nga klientat e shoqëria jonë janë shumë simbolike, por me zemër e vullnet të mirë.

Dashtë Zoti e bëhen këto të holla modeste shkaku i shërimit të Esmere Peci ! 🤲🏻

Lexo edhe:  Haxhiu: Afër 11 milionë euro do të kushtoj blerja e librave sipas vendimit të Nagavcit