“Situatë e e disfavorshme, Kurti ia humbi Kosovës edhe një shansë për liberalizimin e vizave”
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se fajtori kryesor për tërheqjen e propozimit për liberalizimin e vizave, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton GazetaBlic.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Krasniqi thotë se me këtë vendim po konfirmohet acarimi i marrëdhënieve me BE-në.
“Vendimi i Presidencës Çeke për tërheqjen e propozimit për liberalizimin e vizave, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit të 2024, konfirmon acarimin e marrëdhënieve me BE”, tha Krasniqi.
Krasniqi thotë se kjo situatë nuk është e favorshme për Kosovën dhe sipas saj, Qeveria Kurti e ka futur vendin në rrugë të gabuar.
“Kjo situatë është jashtëzakonisht e disfavorshme për të ardhmen e vendin. Qeveria Kurti e ka futur Kosovën në rrugë të gabuar, për çka rrezikojmë dështimin edhe në shumë procese jetike për vendin”, tha Kransiqi për GazetaBlic.