Sikleti i të burgosurve për drogë, kapet sërish marihuanë në Burgun e Dubravës

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike.

Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve.

Një rast i tillë është zbuluar edhe në Burgun e Dubravë, ku është gjetur një sasi e marihuanës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se oficerët korrektues kanë vërejtur se mund të ketë diçka të kundërligjshme në atë pjesë dhe pas një kontroll të detajuar dhe pas verifikimit ata kanë zbuluar drogën e llojit marihuanë

Ende nuk dihet se si ka përfunduar kjo drogë brenda burgut, por tashmë lidhur me rastin është njoftuar prokurori teksa është edhe procedurë hetimore.

Ndryshe, disa herë muajt e fundit, në Burgun e Dubravës, janë zbuluar sasi të ndryshme të substancave narkotike.

Lexo edhe:  Paralajmërohet rritja e çmimit të rrymës