Si në filma: Një veturë gjuhet me plumba në mes të Drenasit, kishte njerëz brenda

Policia ka njoftuar se të martën një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar afër Drenasit.

Në raportin e policisë thuhet se brenda veturës e cila ishte cak e plumbave kishte njerëz.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur 6 gëzhoja te armës dhe një predhë.

Për këtë rast është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

Lexo edhe:  Ish-ushtari i UÇK-së i reagon ashpër Nexhmedin Spahiut: Po të isha në organet e sigurisë, do ta priste i njëjti fat në hyrje të Kosovës si mikun e tij dikur – hedh dyshime për lidhje me BIA-n