Si në filma: Momenti kur Policia dhe hajnat përleshen mes vete me armë zjarri në Ferizaj

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet e shkëmbimit me armë zjarri që kanë pasur disa pjesëtarë të policisë së Kosovës me disa hajna të cilët kishin tentuar të vjedhin një bankomat të cilin e kishin shpërthyer me mjet plasës.

“Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim trupor, ndërsa në shkëmbim të armëve të zjarrit i janë përgjigjur edhe zyrtarët policor dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë karavan, ngjyrë e zezë, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata.”, thotë policia e Kosovës.

Lexo edhe:  Në Soçanicë të Leposaviqit largohet pankarta me shkronja të mëdha “Kjo është Serbi”