Lajm i mirë: Kryhen procedurat, pritet nisja e punimeve në stadiumin “Ademi Jashari”

Ministri i Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë përfunduar të gjitha procedurat për të filluar punimet në rinovimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Në njoftimin e ministrit Çeku thuhet se janë përmbyllur të gjitha procedurat ara nisjes së renovimit.

“Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit. Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, thuhet në postimin e ministrit Çeku.

Ai ka deklaruar se punimet do të monitorohen në baza ditore dhe ka premtuar se nuk do të ketë vonesë në inaugurimin e tij.

“Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Ngjarja e dhimbshme për familjen Daku në Gjilan, ky është burri që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij