Si ndodhi rrahja në pazar mes tregtarëve nga Gjilani dhe Podujeva, ku u plagosen 10 persona

Para se të lindë dielli, tregtarë të kafshëve anë e kënd Kosovës mësynë Prizrenin.

Por sapo zbarkuan në pazar, një grup nga Gjilani u përleshën me një tjetër nga Podujeva.

Të parët pasi sulmuan të dytët, ua hodhën edhe një granatë dore. Policia i shpalli në kërkim tre të dyshuar për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’.

Njëri nga ta R.M 41 vjeç, u kap në mesditë, derisa motivet e rastit janë të ulëta – vendi për shitje.

10 persona që u lënduan nga shpërthimi, morën trajtim fillestar në spitalin e Prizrenit. Atyre që u transferuan në Prishtinë, iu bënë ekzaminimet e njëri iu nënshtrua operimit.

Familjarët e të lënduarve i thanë Klanit prapa kamerës se familjarët e tyre u lënduan aksidentalisht.

Tre nga të lënduarit janë liruar për në shtëpi, e dy nga ta po vazhdojnë trajtimin në Kirurgjinë Torakale.

 

Lexo edhe:  Gazetari serb ngre alarmin: Britma të vdekjes në Mitrovicë, qentë endacak po helmohen masovikisht