Si ndodhi që i mituri ia preu dy gishta viktimës për 10 euro borxh

Një 27-vjeçari iu prenë 2 gishta të dorës nga një 17 vjeçar në tetor të këtij viti.

Siç njofton Policia, gjithçka ndodhi për shkak të një borxhi prej 10 eurove.

Policia tregoi se fillimisht në mes të dyshuarit dhe viktimës kishte një debat verbal, e pas këtij debati 17-vjeçari i dyshuar së bashku me një shok të tijin e godasin viktimën me grusht.

Policia tregoi se i dyshuari ka nxjerr një mjet të mprehtë, saktë drapër, për ta goditur viktimën në qafë, mirëpo viktima në vetëmbrojtje e ngritë dorën.

Tutje tregohet se ky veprim i viktimës bën që i dyshuari t’ia pres, dëmtoj dy gishtat e dorës viktimës dhe nga ky rast i dyshuari thuhet se kishte ikur në drejtim të panjohur, raporton Kallxo.

“I dyshuari ka qenë në arrati deri më datën 12 dhjetor 2022 kur është arrestuar nga Njësia e Hetimeve Stacioni Policor Gjilan”- ka thënë Policia.

Tutje u tha se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar kohëzgjatje prej 24 orë për rastin “Lëndim i rëndë trupor”.

Lexo edhe:  Vetura në Gjakovë rrezikon trafikun me manovrime nga njëri shirit në tjetrin