SHBA-të me qëndrim të prerë, Escobar: Kundërshtohet kategorikisht kthimi i forcave serbe në Kosovë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se  kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.

Ai tha se fillimisht këtë s’e pret të ndodhë, por theksoi se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

“Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të manifestuar përmes pjesëmarrjes në KFOR”, tha ai në një intervistë për REL.

Lexo edhe:  “S’e dini kon e keni arrestu…”/ Ky është i riu që i kërcënoi policët në Pejë, u kap mat duke vozitur me telefon në dorë