“Si ia kom fut thikë n’kry, ka kcy gjaku….”, banori i ‘It’s my home’ rrëfen sulmin brutal ndaj një personi (VIDEO)

Dhuna që u promovua disa herë në It’s my home, reality show i televizionit “First Channel” ka detyruara KPM-në që ta ndalojë transmetimin e këtij programi. Skena të tilla u panë edhe më vonë, por kjo nuk është e tëra. Mes bisedave të banorëve ka pasur edhe rrëfime për incidente në të cilat janë përfshirë vet ata.

Në disa pamje që kanë kapur sinjalizuesit e Sinjalit gjatë transmetimit të programit në Youtube është rrëfimi i banorit të quajtur ‘Greku’, i cili ka treguar se si ka sulmuar brutalisht me thikë një person kohë më parë.

Teksa banorët e tjerë e dëgjojnë, ai përshkruante me detaje se si ia ka zënë pritën një personi te pallati i rinisë dhe e ka therur me thikë në kokë.

“Mas lojës u sillke kah pallati i rinisë, edhe unë t’u dalë prej lojës. Ni shok i jemi ma boni me dorë, tha kqyre qysh po enet, unë ika shpejt edhe e kapa ata. E kom qitë kapuqin, jom hyp mbi pllato të boro ramizit, si ia kom fut thikë n’kry, khaaaa, ka kcy gjaku. Për Zotin shumë i bi pishmon”.

Lexo edhe:  Xhuli i kthehet përditshmërisë, ndan me fansat një pjesë të shtëpisë së saj në Londër