“Shumë e rëndë qenka me shkru për ty babush”, ndahet nga jeta polici i Kosovës

Pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, është ndarë nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Xhevdet Thaçi, raporton Gazeta Sinjali.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Muqivërc të Kamenicës.

Ndërsa, për vdekjen e tij kanë reaguar edhe familjarët, të cilët kanë shprehur me disa fjalë dhimbjen e tyre.

“Shum e randë qenka me shkru per ty babush. Shok miqë dhe dashamirë, sod u nda nga Jeta babi Jonë Thaqi Xhevdet duke na lënë të pikëlluar përgjithmonë. Krenar që te patëm dhe te pikëlluar përgjithmonë qe na le Allahi ishallah te ka shperbly me Xhenet babush “, shkroi djali i tij.

Lexo edhe:  Gruaja në Prizren pret venat pasi u grind me bashkëshortin që s’e la të shkojë te motra e saj