Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe pa ndonjë ndryshim që vlenë të përmendet. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me mundësi për mjegull, ndërsa dita stabile dhe kryesisht me diell e vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Mëngjesi i ftohtë, lokalisht me ngrica të dobëta dhe mjegull.

Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit, nderkohë që Viti i Ri fillon të sjellë më shumë vranësira dhe aty-këtu ndonjë reshje kalimtare shiu. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të theksuar.

Lexo edhe:  E dhimbshme: I pafuqishëm për ta ndihmuar, e pa djalin duke i vdekur dalëngadalë nën rrënoja